Ngjela në Prishtinë: Thaçi po sillet si mbret
Avokati Spartak Ngjela në emisionin “Rubikon” të KTV-së ka thënë se ideja për shkëmbimin e territoreve si një marrëveshje e mundshme mes Kosovës e Serbisë nuk mund të bëhet.
Ai theksoi se Kosova duke pasur politikë parlamentare, nuk i jep kompetencë presidentit të negociojë për territor.
Ngjela tha se presidenti Thaçi do të duhej të raportonte në Parlament dhe jo ta anashkalojë atë. Duke bërë një gjë të tillë, Ngjela tha se presidenti Thaçi po sillet si mbret.
“Këtu konstatojmë konflikt mes presidentit aktual dhe parlamentit dhe a e dini se është konflikt shumë i ashpër. Konflikti më i ashpër që ka ndodh në Angli ka qenë mes mbretit dhe parlamentit. Epo, nëse nuk pyet Parlamentin atëherë sillet si mbret”, ka thënë Ngjela.
KOHA JONË SONDAZH

