Ngjela: Rama kërkon të mundë SHBA dhe Gjermaninë duke u afruar me Rusinë e Turqinë

Nga Spartak Ngjela

Rama me memdjelehtesinë e një profani, por gjithë emocion hoxhist, mendon të mundë Uashingtonin dhe Berlinin në Shqipëri me Turqinë dhe Rusinë.

Por kur do të mësojë ky kryeministër i zënë në hall që gjeopolitika kërkon miliarda si politikë dhe ato sot i ka vetëm Amerika dhe Bashkimi Europian!
Kaq i cektët është ky hallexhi që kërkon të shpëtojë veten duke fundosur Shqipërinë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështja shqiptare është sot në epiqendër të gjeopolitika moderne, dhe ketë epiqendër vërtet mendon kryeministri pa mend i Shqipërisë se mund t’ia japë Turqisë dhe Rusisë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Halli sigurisht që të çon në mendim fëminor, dhe kjo po i ndodh sot edhe kryeministrit shqiptar.
Po cili është halli Rama?
Është vetëm një dhe shumë i rëndë: kryeministrin shqiptar e kap Reforma në Drejtësi.

Po shqiptarët nuk i kanë asnjë faj. Kurse ky zhurmëmadh pa substancë mendore, mendon të shpëtojë me politikë mesjetare.

Që të hyjnë në Shqipëri, domethënë në epiqendrën e gjeopolitikës botërore sot Turqia dhe Rusia, iu duhen minimumi 80 miliardë dollarë. Prandaj Uashingtoni dhe Berlini qeshin nërkohë me manovrat që po bën kryeministri në hall i Shqipërisë.
Lëri budallallëqet Rama! se ata të dy që ti po kërkon të hyjnë në Shqipëri nuk kanë jo aq para, por as një të dhjetën e tyre.

Nënshtroju fatit tënd Rama! se nuk ke rrugë tjetër. Me rrugën tënde Stamboll-Moskë po tallen. Kurse neve këtu na kujton Enver Hoxhën që, për t’i shpëtuar burgut antistalinian, ankoroi Shqipërinë në Kinë.
Po ku do t’i gjesh o derëzi gjithë këto miliarda!

Duhet shtuar edhe diçka:
Penalizimin i Ramës dhe të gjithë korrupsionit shqiptar, Berisha e të tjerë pas tij, do të krijojë një gëzim të madh në Shqipëri.
Në fakt këtu, pas njëqind vjetësh, fillon çlirimi real i Shqipërisë dhe të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, të gjymtuar padrejtësisht nga korrupsioni permanent shqiptar dhe akti ahistorik i disa fuqi të mëdha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?