Nis mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, PD: Organizim i partisë

Ka nisur mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD. Ky takim ishte planifikuar për të nisur në orën 16:00. Në një njoftim të shpërndarë nga Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, bëhet me dije se në mbledhje do të diskutohet mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 dhjetor. Por edhe për një organizim të partisë.

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi në mbledhjen e dy ditëve më parë përjashtimin 8 anëtarëve dhe pezullimin e 29 të tjerëve. Mes të përjashtuerve është dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Të përjashtuarit e tjerë janë: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Kryesia vendosi njëzëri dhe pezullimin e përkohshëm të 19 anëtarë të PD. Ata janë: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu. Këto vendime ekstreme u morën pas protestës së dhunshme të 8 janarit në godinën e Partisë Demokratike, ku emrat e mësipërm mbështetën lëvizjen për Rithemelim të PD dhe protestën në selinë blu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?