Nis protesta për Teatrin. Basha: Qytetarët t’u bashkohen aktorëve
Në orën 19:00 ka nisur protesta e aktorëve kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Aktorët pritet të uzurpojnë ambientet e Teatrit për të mos lejuar që institucionet shtetërore të zbatojnë planin e shembjes së godinës.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë sot në mbështetje të hapur të aktorëve. Në faqen e ti zyrtare në Facebook, protesta e artistëve po transmetohet live.
Ndërkohë Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës së njerëzve të artit.
“Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t’i bashkohen protestës së tyre legjitime”,-shkruan Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1916732035044635/
KOHA JONË SONDAZH

