FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis protesta te Unaza e Re

Banorët e Unazës së Re kanë nisur edhe sot protestën kundër projektit që shemb banesat e tyre. Në protestë merr pjesë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, si dhe deputetë të tjerë të opozitës.

Ta harrojnë që ne do t’i lirojmë shtëpitë tona. Ne ato i kemi bërë me shumë djersë në emigracion, ne nuk kemi nevojë për lëmosha. Lëmoshat t’ia japin të pastrehëve.  Qeveri hajdute. Populli është më i pakënaqur se kurrë nga kjo qeverisje. Këto që po bëjnë rilindasit nuk i ka bërë asnjë qeveri, vetëm Enver Hoxha i ka zili”,-  tha një nga banorët.

Prej rreth 2 muajsh banorët në formë qëndrese mblidhen çdo darkë për të ngritur zërin kundër këtij projekti dhe për të deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre, duke bllokuar edhe rrugën kryesore.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/1770180126419405/

Swiss Digital Mobile Reklama
LIVE - Me banorët e Unazës së Re.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?