Basha i drejtohet PS: Tregoni që s’jeni kapur nga krimi. Votoni Vettingun

I ashpër ka qenë fjalimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndërsa nga foltorja e Kuvendit lëshoi një lumë akuzash në drejtim të qeverisë ‘Rama’.

Lideri i PD-së pohoi se rivali i tij politik, Edi Rama ka lidhje me kriminelë, dhe kjo vetëm për faktin sipas tij për të marrë pushtetin. Basha tha se kriminelë të veshur me petkun e deputetit janë të pranishëm në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij Basha i kërkoi kryeparlamentarit Gramoz Ruçit që të vinte rregull në sallën e Kuvendit, pasi deputetët e PS-së po bënin zhurmë. “Karagjozllëqet i marrin nga shefi”, tha Basha.
Mes të tjerash Basha foli me emra, duke përmendur disa të larguar nga PS-së, që nga Elvis Rroshi, tek Amando Prenga.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1912971742144455/

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndodhemi në një moment ‘deja vu’. 3 vite më parë nga kjo foltore Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij ju thanë të njëjtat fjalë. Dekriminalizmi është antikushtetues, bën pis Shqipërinë. 3 vite më parë nga kjo sallë dhe nga mbarë salla të tjera të vendit PD, denoncoi persona me rekorde kriminale. Njerëz nga PS u sollën këtu në këtë sallë, me rekorde kriminale u bënë drejtorë të mëdhenj në dogana, tatime. Merita e vetme e këtyre njerëzve nuk ishte as artikulimi politik, e as vizioni për të ndihmuar bashkëqytetarët. Këta njerëz kishin qenë në burg për dhunimin e bashkëqytetarë e të tyre, për shitjen dhe trafikimit të vajzave dhe grave shqiptare, si në rastin e Elvis Rroshit, Armando Prengës, e Mark Frrokut. Një pjesë tjetër për helmimin e brezit të ri përmes trafikut të drogës. Edi Rama i dha çelat e qeverisjes llumit të shoqërisë. Pasi i përdori ata nën sloganin e bashkimit për të gjithë qelbësirat për të marrë pushtetin. Kjo nuk është as shprehje e retorike e imja, as sajesë. Fatura që kanë paguar shqiptarët në këto 5 vite është para syve tuaj, para xhepave tuaj. Më shumë se gjysma e banorëve duan të largohen. Kjo pasi aleanca e Ramës me krimin shkaktoi krizën më të thellë politiko-ekonomike. Për 2 vite me radhë Rama dhe të njëjtët folës si sot i rezistuan projekti të dekriminalizimin që PD solli si zgjidhje. Kjo sallë u pastrua nga një sërë kriminelësh. Në parlament këtu në këtë anë të parlamentit, në krye të shtetit kemi vëllezërit e mafiozëve, ushtarët e krimit, bashkëpunëtorët e trafikantëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?