FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani dekoron 67 ballistë, kreu i PBKD-së: E drejtë sipas raportit historik

67 ballistë të vrarë, gjatë përplasjes së armatosur me brigadat partizane, nën drejtimin e Mehmet Shehut, janë dekoruar nga Presidenti i Republiksës, Bujar Nishani. 73 vjet më parë, pikërisht në 21 tetor të vitit 1943, në Matjan të Lushnjes, në radhët e ballistëve, që akuzoheshin nga partizanët për bashkëpunim me pushtuesin nazifashist, mbetën 67 të vrarë.

Dekorimi i 67 ballistëve nga presidenti Nishani ka shkaktuar polemika jo vetëm në radhët e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, por edhe në radhët e vetë Ballit Kombëtar.

Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ndonëse ka vlerësuar dekorimin e 67 ballistëve, ka akuzuar Presidentin Nishani për një mision, për përçarjen e Ballit Kombëtar. Ndërsa, kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi shkruan se ky është një akt i drejtë në raport me të vërtetën historike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Artur Roshi, në një reagim në rrjetin social facebook, shprehet se dekorimi i 82 martirëve nga Presidenti i Republikës është një akt i drejtë në raport me të vërtetën historike. “Ishin dokumentet e arkivit të shtetit që ju paraqitën Presidentit dhe e bindën atë për këtë veprim. Sipas tij, pushkatimi i tyre nga brigada e Mehmet Shehut tregon qartë luftën civile të komunistëve për pushtet, por nuk është ky qëllimi i reagimit, sepse historianët po binden se ka një abuzim me historinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot historia nuk mund të mbulohet më me gënjeshtra bajate, sepse arkivat janë të hapura dhe njerëzit e interesuar për të vërtetën, nuk mund të shmangen më nga ajo. Kështu që, më duket një reagim skematik jashtë logjikës ai i z.Paskal Milo. Përgjigjia e tij është thjesht automatikisht si refren i të shkuarës dhe jo i realitetit të sotëm që nuk ka më një informacion të kontrolluar e selektiv mbi historinë, pra një monopol të historianëve të djeshëm”,- thekson kreu i PBKD-së.

Ai hton edhe se: “Kapitalizmi që jetojmë sot, edhe pse “klanor” me ngadalë, por do të drejtojë shigjetën e historisë drejt së vërtetës dhe herët apo vonë martirët e Nacionalizmit (Ballit) do të ngjiten në altarin e demokracisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?