FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani merr mesazh falënderimi nga Presidenti Hollande

Presidenti i Republikës,  Bujar Nishani ka marrë një mesazh falënderimi nga  Presidenti i Republikës Franceze,  François Hollande në të cilin shkruhet:

“Zoti President,

Ju falënderoj për mesazhin tuaj të simpatisë, solidaritetit dhe vëllazërisë që më dërguat kur Franca u godit në zemër të saj nga një sulm tmerri i padëgjuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëpërmjet këtij veprimi të neveritshëm u sulmua autoriteti i shtetit dhe demokracia. Demokracia është liria e shprehjes, liria e të menduarit, liria e të krijuarit dhe është, gjithashtu, pluralizmi dhe diversiteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Franca nuk do t’i hapë rrugë obskurantizmit dhe unë do të vijoj të sjell, në emër të saj, sa në arenën kombëtare e atë ndërkombëtare, vlerat tona thelbësore të lirisë, tolerancës, drejtësisë dhe paqes.

 

Duke ju ripërsëritur falënderimet e mia për mbështetjen tuaj, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.” – përfundon mesazhi i Presidentit francez Hollande.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?