FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani nuk pranoi në presidencë Ditmir Bushatin dhe Visar Zhitin

Presidenti Bujar Nishani kishte kërkuar nëpërmjet zyrës së tij të protokollit, që në takimin me ambasadorët të mos merrnin pjesë ministri Ditmir Bushati, zv/ministrat e Jashtëm si edhe të ngarkuarit me punë në ambasadat e Shqipërisë në botë, të cilit nuk janë dekretuar prej tij si ambasadorë. Respektivisht i ngarkuari me Punë në Vatikan, Visar Zhiti, si edhe e ngarkuara me punë në OSBE, Ravesa Lleshi.

Pavarësisht kësaj bashkë me ambasadorët kanë qenë edhe Bushati, edhe Zhiti edhe Ravesa Lleshi.

Takimi i kreut të shtetit me ambasadorët ishte parashikuar të zhvillohej rreth orës 19:30 të mbrëmjes, por kur është vënë re prania e të paftuarve, ambasadorëve iu njoftua anulimi i takimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Incidenti ndodh në momentin që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, zv/ministrat dhe trupa e ambasadorëve hynë në ambjentet e Presidencës në pritje të takimit me kreun e shtetit. Ay u njoftuan nga Drejtori i Kabinetit, Olsi Lase se takimi anulohej.

Swiss Digital Mobile Reklama

 “Gazeta Shqiptare” zbulon dhe mesazhin që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani iu ka dërguar ambasadorëve të ftuar në takim ku i ka sqaruar edhe për arsyet e anulimit të takimit.

“Z…., ju falenderoj për praninë tuaj në takimin me ambasadorët në Institucionin e Presidentit të Republikës. Me shumë keqardhje u detyrova ta anuloj atë aktivitet për shkak të një incidenti shumë të rëndë që shkaktoi Ministri i Jashtëm dhe stafi i MPJ në dhunim të institucionit. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, me respekt Bujar Nishani”, – thuhet në tekstin e SMS-së që kreu i shtetit iu ka dërguar dje ambasadorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?