FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani thirrje investitorëve sllovenë: Tregu shqiptar ofron mundësi të shumta

Gjate fjalës se mbajtur Nishani theksoi se me gjithë dëshirën e dy palëve dhe potencialet q¸ jan¸ në dispozicion, akoma nuk po arrihet ajo çfarë pretendojmë e kemi mund¸si t¸ b¸jm¸ n¸ marrëdhëniet e shkëmbimet tona ekonomike. “Niveli i këtij bashkëpunim nuk i përgjigjet atij politik. Por, ne kemi vullnetin dhe vendosmërinë për t`i çuar përpara. Ky Forum është shprehje konkrete e këtij përkushtimi”- tha ai.

Nishani shtoi me tej se Shqiperia ka përkushtimin e duhur për forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, për ndërtimin e administratës publike profesionale dhe reformimin e drejtësisë, sipas standardeve evropiane, për t`u ofruar shërbime cilësore qytetarëve tanë dhe për përmbushjen e detyrimeve në procesin e integrimit evropian. Tregu shqiptar, sipas tij, ndonëse i vogël, ofron mundësi të shumta falë pasurive të ndryshme natyrore, bukurive të bregdetit dhe maleve tona, kulturës dhe historisë së pasur, traditave dhe mikpritjes së njohur shqiptare.

“Shqipëria ka një fuqi punëtore të re konkurruese, të kualifikuar brenda dhe jashtë vendit. Programet e “fondit të ekselencës” dhe “brain gain” kanë bërë një balancim të admirueshëm të largimit të trurit nga vendi, veçanërisht, në fillim të viteve 90-të. Klima miqësore ndaj biznesit ekziston dhe konsolidohet vazhdimisht. Besimin tim e mbështes te Plani Ekonomik ambicioz i Qeverisë dhe përpjekjet për të reformuar administratën në përgjithësi dhe atë fiskale në veçanti, në aftësinë e institucioneve për të luftuar informalitetin dhe korrupsionin, tek hapat e ndërmarra për një kualifikim më të mirë të forcës punëtore në përputhje me standardet e BE-së”- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nishani garantoi investitorët e huaj se ne Shqipëri po reformohet drejtësia, përmes një procesi transparent, të bazuar në profesionalizëm dhe që synon ta ruajë atë nga presionet politike dhe nga grupet e interesit, me qëllim që ta bëjë më efikase në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?