Një rrugë e dy punë, Veliaj ndihmon qytetarin që e lë bateria te Fresku (VIDEO)

Një tjetër rrugë në zonën e Freskut, rruga “Rexhep Bastari”, është asfaltuar nga Bashkia e Tiranës, duke u pajisur me sinjalistikë, ndriçim, kanalizime dhe rrjetin e nevojshëm elektrik.

Në përurimin e aksit që lidhet edhe me rrugën Tiranë-Dajt, ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj ndau një video në rrjetet sociale, ku krahas rrugës është shprehur se ndihmoi dhe një qytetarë, të cilit i kishte rënë bateria e makinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me një rrugë, i mbyllëm dy punë sot: Shtruam Rr. “Rexhep Bastari” te Fresku dhe ndihmuam Bledarin, se i kishte rënë bateria e makinës”, shkruan Kryebashkiaku i Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?