Nora Malaj: Rruga Bogdani do sjelli ndryshimin, më 25 prill fiton e mira ndaj së keqes!

Kandidatja e LSI për qytetin e Tiranës, Nora Malaj ka vijuar sot takimin me qytetarët e zonës pranë rrugës Bogdani. Sipas saj 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit, dita e triumfi të së mirës ndaj të keqes.

Postimi i plotë

Rruga Bogdani do sjelli ndryshimin!

Swiss Digital Desktop Reklama

Rruga Bogdani është e tiranasve autokton. Ata janë miqësorë, nder vite kanë hapur dyer për të gjithë shqiptarët nga çdo krahinë e vendit . Ata kanë pritur e përcjellë dhe asnjëherë te ardhurit nuk i kanë trajtuar si të huaj , por si vendali !

Swiss Digital Mobile Reklama

Une kam lindur në Tiran, në 1964 , në atë Maternitet që sot mafja e pastrimit të parave po e prish, nuk jam me origjinë nga  Tirana, ndonese edhe stergjyshin e kam që prehet në varrezat në Tiranë, por kam shume miq e mikesha autokton tiranas. I dua se  janë punëtorë, të ndershëm, miqësorë dhe perherë dyerhapur për të pritur e përcjellë miq! Ndaj dhe jam e lumtur që jam anëtare e shoqatës Tirana !

Teksa shpërndanim programin e LSI nëpër dyer dhe shtëpi, kudo gjetëm mikpritje e dashuri …

Ardhsh e bardhë zysh Nora !

Kështu na uronin të gjithë sot ! Një pjesë jane banorë, të gjithë qytetarë e qytetare të mira , që të pranojnë , bashkebisedojnë me ty dhe të ndjejnë me shpirt!

Njerëzit kanë nevojë të dialogojnë dhe të dëgjohen!

Ata e ndjejnë kur ti je i vërtetë dhe garën e bënë për një ideal , që vendi të bëhet më i mirë. E teksa përfundojnë fletët e programit ti e ndjen që për kete popull ia vlen të sakrifikosh ! Njerëzit  kur të ndjenë të ndjekin dhe nuk ndalen!

Sot e ndjeva shume fort që situata po ndryshon! 25 Prilli do të jetë fitorja e të mirës mbi të keqen, e dritës mbi errësirën, e progresit mbi regresin, e dashurisë mbi urrejtjen, e ekonimisë mbi varfërinë ! Se Tirana dhe Qarku i saj më 25 Prill do bëj ndryshimin!

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing, bicycle, lule dhe ambiente të jashtme

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?