Nuk deklaruan shpenzimet gjatë fushatës, KQZ gjobit disa parti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur disa parti politike pasi nuk kanë deklaruar ose nuk kanë qenë korrektë lidhur me shpenzimet financiare në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

KQZ ka gjobitur me nga 1 milion lekë partitë PS, PD, LSI, PSD dhe Aleanca Demokristiane. Gjithashtu janë gjobitur me nga 2 milionë lekë PDIU dhe partia SFIDA për Shqipërinë.

“KQZ vendosi sanksionin administrativ ne masën 2 milionë lekë subjektin Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe subjektin SFIDA. KQZ vendosi sanksionin amdinistrativ në masen 1 milionë lekë për subjektet zgjedhore Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Social Demokrate dhe Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”- thuhet në njoftimin e KQZ.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?