FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuland: Lu dhe Vlahutin u kanë bërë palëve propozim të ri për reformën në drejtësi

Mazhoranca dhe opozita kanë përpra një propozim të ri lidhur me reformën në drejtësi nga Ambasadori amerikan Donald Lu dhe palët po vijojnë negociatat për të gjetur kompromision.

Këtë fakt e bëri me dije Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit Victoria Nuland në mbyllje të takimeve që pati në vizitën e saj në Tiranë.

Sipas Nuland kemi të bëjmë me një propozim hibrid, me ide nga Qeveria dhe Opozita dhe mbi të gjitha është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria ka vend të veçantë në zemrën time. Kjo është vizita e katërt në Tiranë si  Ndihmës/sekretare.SHBA-të janë krenarë që janë aleatë dhe partnerë me Shqipërinë.Reforma në Drejtësi dhe negociatat po vijojnë. Reforma është tejet jetike për të ardhmen e demokracisë shqiptare , i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë. 91% e shqiptarëve e kërkojnë reformën në drejtësi. Ambasadori Lu ju ka bërë një propozim të ri palëve për reformën. Negociatorët nga të dyja palët kanë punuar fort. SHBA dhe BE krenarë që kanë ndihmuar në këtë proces.Propozimi i ri është hibrid  me ide nga qeveria dhe opozita dhe në përputhje me rekomandimin e Komisionit të Venecias” tha Nuland në konferencën për gazetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?