Oficeri Emiljano Nuhu: Kam prova që Taulant Balla ka qenë në komisariat
Oficeri që denoncoi rastin e vajzës së dhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rrahja, vazhdon t’i mëshojë faktit se Taulant Balla ishte prezent në komisariatin e Krujës kur ai pretendon se eshte kercenuar me pistolete ne koke nga vellai i deputetit, per te mos i arrestuar nipin e akuzuar.
Në një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Emiljano Nuhu tha se Balla ishte prezent në datën 21 korrik, kur ai është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit Rrahja.
Nuhu tha: Të gjitha provat janë harmoni me njëra tjetrën dhe faktet kanë provuar se në momentin kur unë denoncova institucionet u vunë në lëvizje dhe u arrestua djali i deputetit. Unë kam prova të tjera që vërtetojnë që Taulant Balla ka qenë në komisariatin e Fushë Krujës. Nuk dilja dot më nga zyra e prokurorit, nëse do kallëzoja Taulant Ballën. Unë kam qenë në komisariat atë ditë, këtë e verifikojë dhe nga kamerat e sigurisë. Aty ka 8-10 kamera. Prokuroria t’i nxjerr pamjet, sepse unë kam qenë në komisariat në datën 21 korrik”
KOHA JONË SONDAZH

