FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndryshime në qeveri/Olta Xhaçka ministre e Jashtme, Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes

Kreu i qeverisë Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar.  Kryeministri Edi Rama ka emëruar ministre të Jashtme, Olta xhaçkën. Ndërsa në ministrinë e Mbrojtjes është emëruar Niko Peleshi. Nga detyra është larguar ministri i Jashtëm, Gent Cakaj.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.

Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”, – shkruan Edi Rama në një postim ne Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?