Opozita greke: Humbëm nga pakti i ri me Shqipërinë? Kotsias: Jo
Në një intervistë ministrit të Jashtëm grek, Niko Kostias lë të kuptohet se në marrëveshjen e re me Shqipërinë Greqia nuk ka lëshuar nga hapësirat detare që fitoi në vitin 2009.
Ish ministrja greke Dora Bakoyannis dy ditë më parë tha se do të thërrasë në interpelancë urgjente ministrin grek Nikos Kotzias për marrëveshjen me Shqipërinë. Vetë Kotzias i është përgjigjur kësaj kërkese në një intervistë për ERT-në.
Me një gjuhë diplomatike, Kotsias thotë se ajo që Bakojanis e quan humbje është vetëm në imagjinatën e saj. Por si duhet kuptuar kjo deklaratë?
Me marrëveshjen e vitit 2009 Shqipëria i fali 350 km det Greqisë. Për këtë arsye Gjykata Kushtetuese Shqiptare e rrëzoi. Dora Bakojanis është politikania greke që firmosi marrëveshjen në vitin 2009. Sot ajo thotë se me negociata e reja Greqia ka humbur nga ajo që fitoi në 2009, pra 350 km. Ndërkohë Kotasias thotë se kjo humbje është imagjinatë e opozitës greke. Përveç lojës politike në Greqi, ky qëndrim i Kotsias përkthehet edhe si paralajmërim për marrëveshjen e re, pra që Greqia nuk ka lëshuar nga 350 km. Ndërkohë që Edi Rama thotë se marrëveshja e re është më e mirë për Shqipërinë edhe pse sipas asaj që thotë Kotsias në humbasim po aq det sa në marrëveshjen e parë.
Pjesë nga intervista e Kotsias:
Kotzias: Do të thoja që është një periudhë që e bën politikën e jashtme interesante sërish, dhe pse shoqërohemi nga shtrembërime dhe lajme të rreme.
Gazetari: Çdoni të thoni me këtë? Lajme të rreme…
Kotzias: Kam lexuar disa fakte inekzistente, për të cilat akuzohem…
Gazetari: Si për shembull?
Kotzias: Që i kam dorëzuar gjithë Jonin shqiptarëve…
Gazetari: Ah, a ia dorëzuat?
Kotzias: … për zonën gri, thonë Demokracia e Re. Për një marrëveshje që nuk ka përfunduar, dhe nuk e keni parë. Nga ana tjetër, ata më akuzojnë se nuk janë në dijeni të asaj që po ndodh në këtë proces, dhe nga ana tjetër më akuzojnë për përmbajtjen e këtij procesi. Shpresoj që në një moment të zgjedhin vërtetë se për çfarë duan të më akuzojnë.
Gazetari: Ta bëjmë të qartë për botën që na dëgjon se po flisni për marrëveshjen me Shqipërinë, apo jo?
Kotzias: Po. Siç e dini, dhe veçanërisht për çështjen e zonave detare, ku jemi në fazën që Presidenti i Shqipërisë duhet të japë autorizimin për skuadrën e negociatave të ministrisë së Jashtme Shqiptare për të negociuar me ne. Dhe përderisa ka ende një proces institucional në Shqipëri, unë po akuzohem për përmbajtjen e kësaj marrëveshje që ne do e negociojmë me detaje pas lejes së Presidentit të Shqipërisë. Sigurisht që ne kemi diskutuar tashmë dhe ajo që po flasim për humbjen është në imagjinatën dhe shpresën për të gjetur një shkak për të akuzuar politikën e jashtme dhe jo realitetin. Por, kjo është tipike. Mendoj se ka njerëz që nuk e kanë idenë e politikës së jashtme dhe si negociohet.
KOHA JONË SONDAZH

