Opozita: Rama largoi Nezar Seitin, për të mbuluar çështjen Tahiri
Opozita e ka akuzuar sërish Kryeministrin Edi Rama, se po tenton të kapë organet e reja të Drejtësisë si KLP-në dhe KLGJ-në me synimin për të mbrojtur ish-ministrin e saj Saimir Tahiri.
Në një prononcim për mediat, nga jashtë kuvendit, deputeti Oerd Bylykbashi, është shprehur edhe për ekstradimin e Nezar Seitit, që sipas tij, Rama e largoi nga vendi për të mbuluar çështjen Tahiri.
“Tek bandat kriminale është hedhur në sulm për të mbrojtur banditët. Në vend të dorëzojë kriminelë të dënuar për trafiqe droge si Agron Xhafaj i liron me vendim gjykate. Ndërkohë që persona të dënuar për trafik droge në çështjen e famshme Habilaj, dëshmitari kyç në hetim me vendim gjykate transferohet në Itali vetëm që të mbulojë çështjen Tahiraj-Habilaj. Edi Rama është i vendosur që me kapjen e KLGJ dhe KLP ëhstë i vendosur të mbrojë Tahirin sepse mbron veten e vet. Ne nuk e lejojmë këtë sepse pa u dënuar Tahiri Edi Rama nuk mund të bëjë drejtësi”,-tha Bylykbashi.
KOHA JONË SONDAZH

