FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

OSBE: Mbështesim reformën zgjedhore në Shqipëri

Një ekspert i lartë për zgjedhjet filloi një vizitë tri-ditore në Shqipëri, më 7 nëntor 2016, si pjesë e ndihmës që Prezenca e OSBE-së i jep reformës zgjedhore në vend, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2017.

Gjatë muajve në vijim, Prezenca do t’i ofrojë ekspertizë teknike komisionit të posaçëm kuvendor për reformën zgjedhore, për të përmirësuar legjislacionin në përputhje me rekomandimet e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).

Jessie Pilgrim, ekspert i lartë në fushën e zgjedhjeve, me përvojë të gjerë në legjislacionin dhe proceset zgjedhore në Shqipëri, është kontraktuar nga Prezenca dhe po takohet gjatë këtyre tri ditëve me disa nga aktorët kryesorë në fushën e zgjedhjeve, për t’u njohur me mendimet dhe propozimet e tyre lidhur me ndryshime të mundshme në legjislacionin zgjedhor. Ndër ta janë bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm, përfaqësues të partive kuvendore dhe jokuvendore, zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe organizata të vëzhguesve vendorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pilgrim do të ofrojë komente ligjore, me shkrim, pasi komisioni i posaçëm të hartojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai do t’i shqyrtojë ato sa i takon respektimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, angazhimeve në kuadrin e OSBE-së dhe detyrimeve ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndihma e Prezencës së OSBE-së për reformën zgjedhore në Shqipëri mbështetet financiarisht edhe nga ambasada zvicerane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?