P/ligji për statusin e minatorit, Spahiu: Maxhoranca e politizoi

Pasi qeveria e quajti propozimin e deputetit të LSI-së Përparim Spahiu për statusin e minatorit si shkelje kushtetuese, vetë ky i fundit ka reaguar duke e quajtur politizim të tij.

Ditën e sotme komisioni parlamentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, gjithashtu e hodhi poshtë këtë projektligj të Spahiut. Deputeti u shpreh për median se qëllimi i këtij projektligji është social, me qëllim që minatorët të gëzojnë statusin e munguar për ta.

“Politizimi i këtij projektligji nga Rilindja është provë e qartë se qeverisë nuk iu bëhet vonë për të sakrifikuarit dhe ata që bëjnë punë të vështirësive ekstreme siç jane minatorët. Mazhoranca ka dhe një shans tjetër pasi nisma do të jetë për diskutim në seancën plenare, iu bëj thirrje të gjithë deputetëve të votojnë pro këtij statusi”, tha Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por qeveria deklaron se projektligji për statusin e minatorit sjell efekte negative në skemën e pensioneve dhe buxhetin e shtetit, dhe propozimi i bërë nuk shoqërohet me kostot e detajuara financiare. Po ashtu sipas qeverisë projektligji përmban edhe shkelje kushtetuese dhe të kodit të punës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke dhënë mendim negativ për këtë projektligj të propozuar nga deputeti i LSI-së, qeveria zotohet se do të hartojë vetë një projektligj të ri për statusin e minatorit brenda vitit 2018.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?