Paketë antishpifje? Kryemadhi: Rama qesharak, i pari do dënohej ai

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ka cilësuar qesharak propozimin e kryeministrit Rama për një paketë antishpifje.

Duke folur në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së, Kryemadhi tha se nëse ajo paketë miratohet i pari që dënohet është vetë Rama.

“U them të gjithë shqiptarëve që të mos e besojnë kurrë atë. Jo vetëm që është një hipokrit dhe gënjeshtar, jo vetëm është një grabitës por ai është një njeri i cili është e keqja më e madhe e këtij vendi. Edi Rama është njeriu që ka grabitur dhe rrëmbyer shtetin dhe veç kësaj ndihet aq i rrezikuar sa dëgjojmë edhe propozime qesharake që kanë të bëjnë me paketën antishpifje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një paketë që duhet dënuar për shpifje është Edi Rama. Mjafton të mbledhim gjithë historikun e tij dhe do të shikojmë shpifje nga më mostruozet dhe më të poshtrat. Ashtu siç quajti dhe Xhisielën përdhunuese me telenovelën e famshme që na paraqiti, ashtu do të quajë të gjithë shqiptarët trafikantë droge, kriminelë, ndërsa ai është njeriu më i ndershëm dhe më i pastër i shoqërisë shqiptare”, u shpreh Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama, shtoi më tej Kryemadhi, është i sinqertë vetëm kur gënjen.

“Të shkosh në zyrën e shtetit sot është njësoj si të dorëzohesh në gojën e ujkut: Shteti të rreh, të vret dhe varros për së gjalli. Nëse informon shtetin për një kriminel dhunohesh ti, dënohesh ti dhe nuk dënohet krimineli. Edi Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen. Standardi i vetëm i Edi Ramës është alibia për çdo lloj krimi dhe llumi, qoftë përdhunimi, krim, trafik droge dhe çdo gjë tjetër”, tha mes tjerash kryetarja e LSI.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?