Palmer për skandalet e qeverisë “Rama”: Kryeministri ka përgjegjësi

Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” theksoi edhe një herë se për ndërkombëtarët dhuna nga çdo forcë politike është e pranueshme.

Por në intervistën për krizën politike, zyrtari i SHBA ka dhëne mesazhe të forta edhe për kryeministrin Edi Rama. Lidhur me përgjimet e “Bild” ai tha se janë serioze dhe duhet të hetohen. Po ashtu, ai foli për herë të parë për përgjegjësi direkte të Edi Ramës në skandalet e 6 viteve të fundit.

Zëri i Amerikës: Qeveria socialiste e kryeministrit Rama është përfshirë në disa skandale kohët e fundit, nuk dua t’i përmend ato një nga një. A mban ai përgjegjësi për gjendjen në të cilën është Shqipëria sot? Ai është në pushtet prej 6 vjetësh tashmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mathew Palmer: Ka përgjegjësi të shumta, për të gjithë politikanët që të pranojnë pjesën e tyre. Por ajo për të cilën jemi të interesuar ne, është rruga drejt të ardhmes së Shqipërisë. Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen jo nga aktorët ndërkombëtarë, apo nga forca të jashtme që shkojnë atje për të zgjidhur mosmarrëveshjet apo luajtur rolin e arbitrit. Ato duhet të zgjidhen nga institucionet e Shqipërisë. Shqipëria është vend i NATO-s, kandidat për në BE, është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe ne duam që Shqipëria dhe udhëheqësit shqiptarë të mbajnë përgjegjësi për zgjidhjen e sfidave politike me të cilat ndeshet vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?