Palmer: Të zhgënjyer me vendimin e BE-së për Shqipërinë. Kjo prek edhe objektivat tona

Zëvendësndihmëssekretari Amerikan për Çështjet Euroaziatike, Matthew A. Palmer, tha se SHBA-të kanë mbetur të zhgënjyera nga vendimi i Bashkimit Europian për të mos mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga Forumi i Prespës për Dialog, që mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut,  diplomati amerikan tha:

SHBA mirëpresin njoftimin e fundit të Komisionit Europian lidhur me marrëveshjen për asistencën e paraantarësimit, që do të financojë planin e investimeve të BE-së. Do të dëshiroja të rikujtoja këtu atë që Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas deklaroi së fundmi se ”është thelbësore që Bashkimi Europian u qëndron angazhimeve të tij ndaj rajonit. Kjo përfshin edhe avancimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe realizimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sepse kjo, sinqerisht, prek edhe objektivat dhe veprimet tona. Këto shtyrje kanë dobësuar ndikimin kolektiv të SHBA-së dhe BE-së dhe kapacitetet e tyre për të çuar përpara objektivat tona të përbashkëta në rajon, ndër to jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe kryerjen e reformave kushtetuese dhe ato të integrimit europian në Bosnje-Hercegovinë, por edhe çështje të tjera më të gjera rajonale”, theksoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?