Paloka: Ai që dhunoi Dollapin është një kriminel, Rama i ka shpallur luftë popullit

Protesta e opozitës para Policisë së Tiranës vijon. Në një prononcim për Ora ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka u shpreh se Rama i ka shpallur luftë popullit, ndërsa theksoi se ai që dhunoi sekretarin organizativ të PD-së, Sahit Dollapi është një kriminel

“PD mori një vendim për të zhvilluar një tubim, ndaj dhunë së ushtruar mbrëmë nga policia ndaj qytetarëve protestuesve dhe atyre që nuk kanë pasur lidhje me protestën. Urdhi ka qenë për terror dhe bishat e tij në polici që nuk janë për interesat e shqiptarëve u sulën dhe kanë ushtruar dhunë dhe terror.

Ka skena që janë filmuar nga qytetarë që janë në kafe për ti treguar të kryeçmendurit që po e bëjnë punën e tyre. Situata po precipiton. Nuk ishin protestuesit që ushtruan dhunë dje. Ai që dhunoi Dollapin do ta merrni vesh shumë shpejt që është një kriminel. Rama i ka shpallur luftë popullit”, deklaroi Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?