Paloka: Me lidhjet që ka me krimin, Dako e ka të sigurt edhe një mandat në Durrës
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka kërkuar largimin e Vangjush Dakos si kryebashkiak të Durrësit dhe nisjen e hetimeve për të, për shkak se e konsideron të lidhur ngushtë me krimin.
Gjatë intervistës në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Paloka tha se në këto kushte, në bashkëpunim me krimin, Vangjush Dako e ka sërish të sigurtë fitoren në zgjedhjet lokale të vitit 2019-të. Ai theksoi se në Durrës mungon gara e barabartë.
“Mendoni ju se Dako zgjidhet për shkak të sukseseve?”,- pyeti Paloka.
Nënkryetari demokrat tha se partia e tij është e gatshme të presë këdo në frontin opozitar, ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale u shpreh se kanë nisur propozimet e emrave për zgjedhjet e 2019-ës.
KOHA JONË SONDAZH

