FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paloka: Në kohën tonë droga vetëm në Lazarat, sot në çdo cep

Kreu i grupit parlamentar të PD e ka ndërprerë rendin e ditës në seancën e sotme plenare duke bërë një denoncim, që sipas tij është tronditës. Edi Paloka deklaroi se sipas disa informaiconeve që i kanë mbërritur jozyrtarisht Partisë Demokratike, Shqipëria është mbjellur nga cepi në cep.

“Dua të njoftoj kolegët për një informacion shumë të rëndësishëm dhe të rëndë që na ka mbërritur në këto momente dhe të bëj një kërkesë gjithashtu drejtuar kryesisë së Parlamentit. Sipas informacioneve të ardhura nga persona që po merren specifikisht me fotografimin e fushave me kanabis, brenda pak ditëve do të paraqitet raporti mbi sipërfaqet dhe sasitë e mbjella në territorin tonë. Nga këto informacione, gjendja është më shumë sesa katastrofike. Përmasat janë të tilla që rrezikon ta fusin Shqipërinë në listat më të zeza”, tha Paloka.

Ai i cilësoi si fakte burimet e paidentifikuara, ndërsa theksoi se rezulton se nuk janë vetëm trafikantët që e kryejnë këtë aktivitet, por edhe drejtorët e policisë në qarqe. Kryetari i grupit të PD hodhi akuza mbi kupolën e policisë, ndërsa tha se në kohën e PD mbillej kanabis vetëm në Lazarat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në përmendin Lazaratin. Në atë kohë mbillej vetëm në Lazarat, ndërsa sot në çdo cep”, tha Paloka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?