Paloka: Qeveria po çon vendin drejt kaosit

Pas deklaratës së deputetit të Partisë Socialiste, Ulsi Manja, i cili e ka quajtur opozitën si “antiamerikane”, ka reaguar dhe nënkryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka është shprehur se e thënë kjo nga pinjollët e atyre që luftuan për 50 vjet “imperializmin amerikan” vetëm të bën të qeshësh dhe asgjë më shumë.

“Ne ‘antiamerikane’…?!!! E thene nga pinjollet e atyre qe luftuan per 50 vjet ‘imperializmin amerikan’ , sigurisht qe te ben vetem te qeshesh. Ajo qe nuk eshte per te qeshur, eshte antishqiptarizmi i nje qeverie qe cdo dite e me shume po kerkon ta coj vendin drejt kaosit dhe destabilizimit…”,- shkruan Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?