Paloka sulmon Ramën: Po e kthen vendin në kamp për terroristët

Deputeti demokrat Edi Paloka, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama pas intervistës që ky i fundit dha për një portal austriak ku foli për integrimin e vendit dhe çështjen e azilantëve.

Në një shënim në facebook Paloka thotë se për Ramën është më e lehtë të ngrejë kampe e të mbushë vendin me terroristë apo me refugjatë se sa të dorëzojë Tahirin dhe Xhafajn.

Sipas Palokës, kryeministri është gati ta shes e shkatërrojë këtë vend pa u menduar dy herë vetëm që mos i preket karrigia dhe xhepi i tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam gati të bëj gjithçka për negociatat”, thotë Rama për median austriake. Në fakt është gati të bëjë gjithçka përveç atyre që i kërkojnë të bëjë.

Për të është më e lehtë të ngrejë kampe e të mbushë vendin me terroristë apo me refugjatë se sa të dorëzojë Tahirin dhe Xhafajn.

Eshte gati te veteofrohet ( te ofroje Shqiperine ne fakt) per arme kimike dhe plehra toksike po nuk eshte gati te ndal krimin e organizuar dhe trafikun e droges.

Fal detin dhe naften e shqiptareve po nuk heq dot dore nga koncesionaret dhe oligarket e tij.

Merr persiper te denoj me kthim ne mjerimin e “rilindjes” te qindramije shqiptareve qe sot jane te detyruar te kerkojne shpresen neper Evrope, por nuk merr persiper te bej reforme zgjedhore e as drejtesi te pavarur qe t’ju jap shqiptareve te drejten te zgjedhin lirisht ata qe duan ti qeverisin .

Me pak fjale, veteofrohet dhe eshte gati ta shes e shkatrroje kete vend pa u menduar dy here vetem qe mos i preket karrigia dhe xhepi i tij.

Po sigurisht qe edhe per keto “fajin e ka opozita”…!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?