Pampuri-Ramës: Mos varfëro e rrëno, për të sunduar (FOTO)
20 mijë familje që ju është hequr ndihma ekonomike, ka nxitur PD-në të nis një aksion në terren. Deputetja e PD-së Orjola Pampuri, ishte në Kavaja,nga ku takoi disa nga këto familje dhe shprahu pakënaqesinë e saj në lidhje me këtë masë drastike të ndërmarrë nga qeveria. Në një status në facebook shoqëruar edhe me foto, ku shkruan se: ”Ky është realiteti i hidhur, përballë të cilit çdokush do ndalte hapin, përveç kryeministrit i cili i rrënoi e u ktheu kurrizin në ditët e tyre më të vështira”.
Statusi
Sot ne Kavajë, në disa prej familjeve të përjashtuara nga ndihma ekonomike. Ky është realiteti i hidhur, përballë të cilit çdokush do ndalte hapin, përveç kryeministrit i cili i rrënoi e u ktheu kurrizin në ditët e tyre më të vështira. Sikur të mos mjaftonte kjo, ato përballen edhe me mbifaturime nga OSHEE, e cila në mënyrë flagrante dhe të padrejtë i penalizon edhe me shumë, duke renduar edhe me tepër varfërine e tyre. Ata sot ndodhen përballe pamundesisë së madhe e të drejte për të mos i paguar, ndaj të cilës ky shtet ashtu sikurse ka berë deri sot, do bejë edhe me ta duke i ndjekur penalisht për mosshlyerje te faturave te energjise elektrike. Mjaft me me: “Varfero e rreno, për të sunduar”, përfundon satusi i deputetes së PD.

KOHA JONË SONDAZH

