Panariti: BE duhet të hapë negociatat
Ish-ministri i Bujqësisë dhe deputeti i LSI-së, Edmond Panariti thotë se e vetmja mënyrë që Shqipëria të shpëtojë nga krimi dhe trafiqet është hapja e negociatave më BE.
Në një koment në Facebook, Panariti thotë se nëse negociatat nuk hapen vendi do të përballet me probelme që lindin nga autokracia dhe keqeverisja.
Deklarata e Edmond Panaritit
Bashkimi Evropian, duhet dhe do ti hape bisedimet per antarsim me Shqiperine. Kete e meritojne mbi te gjithe shqiptaret ne besimin, mënyrën e jeteses, traditat dhe vlerat Evropiane. Këtë e meriton rinia jonë. Kjo do te ishte edhe goditja e dyte e madhe ndaj autokracise se partise shtet pas vitit 90. Padyshim qe kjo do te mbylle perfundimisht shtigjet e baletit politik ekstra komunitar dhe tangove me regjime autoritare, te cilat mjerisht vazhdojne te frymezojne despotet dhe despotizmin ballkanik ne krijimin e modeleve te ngjashme qeverisës. Inkapsulimi i metejshem i Shqiperise dhe i shqiptareve, do te ishte ushqim i sigurt per trafiqet, krimin, korrupsionin dhe do te kalcifikonte establishmentin politik dhe oligarkik qe qendron pas tyre. Kete e dine shqiptaret dhe kete e dine drejtuesit e BE-se, te cilet edhe pse me sforco do te duhet te marrin mbi te gjitha një vendim politik dhe jo atestues te hapave apo reformave.
KOHA JONË SONDAZH

