FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panariti i Përgjigjet Braçes, kontratat e tokave në përputhje me ligjin

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i ktheu pergjigje kreut të komisionit të ekonomisë Erion Braçe për akuzat për qiratë e tokave qe sipas deputetit të PS janë të dyshimta.

Ish ministri thatë në reagimin e tij: Nuk jam marrë, nuk merrem dhe nuk do të merrem kurrë me biografi, partishmeri dhe kritere klasore në zbatimin e ligjit. Kontratat e qiradhënies së tokave janë plotesisht në përputhje me ligjin, të hapura ndaj çdo kontrolli dhe verifikimi.

Dua vetëm të kujtoj se kontrata e qiradhenies qe u tund sot publikisht ne parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, eshte dhene me Vendim te Këshillit te Ministrave dhe është kaluar per ekzekutim nga Ministria e Arsimit te Ministria e Bujqësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa për tradhëti, besoj se nuk ka tradhëti më të madhe se të pengosh me votë bllokuese, prokurorinë në kërkesen e saj drejtuar parlamentit, për të hetuar funksionare te lartë te dyshuar per trafiqe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?