Panariti nxjerr bllof Bushatin: Qëndrimi i Shqipërisë për çështjet izraelito-palestineze ka qenë votë asnjanëse
Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, i cili ka mbajtur më parë dhe postin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë e ka cilësuar votën e Shqipërisë kundër SHBA në OKB si një dalje nga kolonat zyrtare të diplomacisë së jashtme
Ai tha sot në Kuvend se Shqipëria ka patur një qëndrim historik në votimet e mëparshme në OKB lidhur me çështjen mes Izraleit dhe Palestinës. Panarit tha se Shqipëria ka votuar në mënyrë asnjëanëse dhe ky ka qenë qëndrim i mbajtur në të gjitha votimet, përveç rastit të fundit nga ministri Ditmir Bushati.
“Qëndrimi i Shqipërisë lidhur me nismat apo rezolutat që prekin çështjet izraelito-palestineze ka qene konsistent. Ky qëndrim ka qënë i materializuar me vote asnjanëse. Kështu u votua edhe gjate postit tim si Ministër i Jashtëm. Në Nëntor 2012, në votën për statusin e vëzhguesit të Palestinës, Shqipëria ishte mes 41 vendeve që abstenuan, përkundrejt 138 votave pro dhe dy kundër ShBA dhe Izraeli. Ky është qëndrimi konsistent i Shqipërisë”,- tha deputeti i LSI-së, Edmond Panariti.
KOHA JONË SONDAZH

