Paralajmëron Basha: Ditët në vazhdim do ketë të reja!

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka paralajmëruar të reja të tjera ditët në vazhdim, ku sipas tij, qeveritarë janë të përfshirë me krimin dhe trafikantët.

“Rama e Tahiri ndejeshin të pamposhtur deri dje, sot ata janë në panik e dëshpërim sepse po ndeshen me të vërtetën dhe kanë humbur kontrollin ndaj saj. Ky është vetëm fillimi. Në ditët e ardhshme do ketë të reja të tjera, që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve dhe Ramës në mbështetje të krimit e trafikantëve”, tha Basha.

Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, ai i bëri thirrje Ramës që mos të sulmojmë Zaganin, pasi përgjimet italiane treguan sipas tij të vërtetat e versioneve të ish-kreut të Anti-drogës, por të çojë para përgjegjësisë penale ata punonjës policie që e arrestuan atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zagani hetoi ccshtjen ‘Tahiri’ ‘Habilaj’. Përgjimet italiane tregojnë se Zagani kishte të drejtë. Sipas kodit mafioz Rama dhe Tahiri kërkuan që ta bëjnë shembull Zaganin për faktin se ça e priste nëse flet. Akuzat qesharake të montuara nga SHKB. Ata që arrestuan Zaganin duhet të hetohen. Këtë duhet të bënte Edi Rama, të çojnë këta punonjës në Prokurori. Por Rama nuk është më kryeministër, ai është avokat mbrojtës i Habilajve dhe Tahirit.”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?