Partia Socialiste merr edhe bashkinë e Durrësit, fiton Emirjana Sako

Përfundon procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Durrësit, ku edhe në këtë bashki fituese ka dalë Partia Socialiste.

Kandidatja e PS, Emirjana Sako, ka rezultuar fituese me diferencë të thellë përballë 2 kandidatëve nga PD dhe Shtëpia e Lirisë. Emiriana Sako mori 39090 vota, Ardian Muka mori 19844 vota dhe Luan Hoti mori 7928 vota.

Megjithëse rezultati përfundimtar nuk është publikuar ende për shkak të kontestimeve për dy kutitë e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pavarësisht kësaj, ato nuk mund të bëjnë ndryshim në fitoren e Partisë Socialiste pasi Emiriana Sako ka fituar me një diferencë prej rreth 20 mijë votash ndaj kandidatit në vendin e dytë, Ardian Mukës nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?