Pas akuzave të Tahirit, reagon Shkëlzen Berisha: Pyete Ramën për 200 telefonatat me Delijorgjin

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas deklaratave të ish-ministrit Saimir Tahiri në emisionin ‘Opinion’, i cili tha se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha fliste me drejtorin e fabrikës në Gërdec dhe nuk është thirrur asnjëherë në prokurori.

Me një mesazh drejtuar gazetarit Blendi Fevziu, Shkëlzen Berisha i ka kujtuar Tahirit se shefi i tij (Edi Rama) ka më shumë se 200 telefonata me Mihal Deliorgjin.

Përgjigja e Shkëlzen Berishës për Tahirin:

Swiss Digital Desktop Reklama

Mihal Delijorgji nuk kalonte kufirin me makinën time, nuk ka blerë makinën time, nuk është incizuar kund duke thënë se ndante 5 milionë euro me mua dhe as qe i ka blerë byzylyqe nënës dhe motrës sime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka thënë ndonjëherë se i kam vënë shtetin në dispozicion për të bërë trafik droge. Sa për telefonatat. shefi i tij ka 200 telefonata me Delijorgjin.

Se fundmi meqë prokuroria nuk e paska bërë punën, përse shefi i tij nuk lë vend pa e promovuar Ina Ramën????

Akuzat e Tahirit

Saimir Tahiri lëshoi akuza të forta ndaj djalit të ish-kryeministri Sali Berisha.

Djali i Sali Berishës ka folur 30 minuta pas ngjarjes së Gërdecit me pronarin e asaj ndërmarrje dhe nuk është thirrur një herë nga prokuroria, se cfarë foli me këtë njeri që vrau 26 veta.

Ndërkohë që unë po shkoj në burg, unë po arrestohem”- deklaroi Tahiri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?