FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas Dibrës, PS kandidon një mjek edhe në bashkinë Kolonjë

Partia Socialiste ka nxjerrë kandidatin e saj për zgjedhjet e kryetarit të Bashkisë Kolonjë. Ai është mjeku Ilia Stefo, i cili do të jetë përballë kandidatit të opozitës i zgjedhur nga Partia Agrare e Agron Dukës.

Pas Dibrës, të cilën PS ia besoi mjekut të njohur Muharem Rama, socialistët kanë vendosur që edhe kandidati për qytetar të parë të Kolonjës, të jetë gjithashtu një mjek.

Nga ana tjetër, opozita ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidati saj në këto zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhjet do të mbahen më 20 nëntor të këtij viti. Kjo datë u dekretua më herët gjatë së enjtes nga Presidenti Nishani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zgjedhjet në Bashkinë Kolonjë do të mbahen për shkak të humbjes së parakohshme të jetës se ish-kryebashkiakut Arben Malo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?