Pas ndryshimit të qeverisë, PS mbledh Kryesinë. Çfarë u diskutua

Një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, ku u bënë me dije edhe ndryshimet më të fundit në kabinetin qeveritar “Rama”, PS mblodhi sot Kryesinë e partisë.

Mbledhja në fjalë, e cila zgjati 60 minuta, u diskutua për çështje organizative për zgjedhjet e 30 qershorit. Po ashtu mësohet se PS po përgatit ndarje të reja të të deleguarve të kryesisë në qarqe.

Dje kryeministri Rama zhvilloi gjatë pasdites një mbledhje informale me anëtarë të kabinetit qeveritar, në të cilën merrnin pjesë si ministrat e larguar dhe ata të emëruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimet prekën 8 ministri, të cilat u zëvendësuan me emra të rinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

LISTA

1. Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës
2. Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj
3. Genti Caka në vend të Ditmir Bushatit

4. Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit

5. Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros
6. Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos
7. Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin
8. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit
9. Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?