FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas Ramës edhe Bushati “kapet” me gazetarët: Shqipëria, më e bukur se kronikat e lajmeve

Pak ditë, pasi kryeministri Edi Rama ofendoi gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, ku foli për kërkesën e prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit si dhe rrëzimin e kësaj kërkese nga mazhoranca në Kuvend, duket se edhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati po ecën në gjurmët e tij.

Ministri Bushati ka publikuar një status në Facebook me disa foto turistike, ndërsa thotë se Shqipëria është më e bukur se ajo që paraqitet në kronikat e lajmeve.

Statusi i Bushatit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiperia është më e bukur se kronikat e lajmeve apo debatet e parlamentit. Fotografitë e shkrepura nga njerëzit e zakonshëm, shqiptarë apo të huaj, flasin më qartë se sa sherrnajat për efikasitetin e programit të Rilindjes Urbane. #ColoursofAlbania.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?