Rezultatet e dobëta në zgjedhje, Rama çon Beqajn në Kukës e Xhaçkën në Dibër

Kryesocialisti Edi Rama ka vendosur të ndryshojë disa nga drejtuesit politikë në qarqe, vendim ky i marrë në mbledhjen e fundit të Kryesisë, në bazë të rezultateve të dobëta që shënoi Partia Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.

Burime nga mazhoranca bëjnë me dije se Rama ka vendosur të largojë Ilir Beqajn si drejtues politik në Dibër për ta rikthyer atë në qarkun e Kukësit bashkë me Mimi Kodhelin për të fuqizuar këtë qark në mënyrë që të mblidhen sa më shumë vota.

Ndërkohë drejtuesja e re politike e qarkut Dibër është caktuar Olta Xhaçka. Ministrja e Mbrojtjes për herë të parë drejton politikisht një qark, duke mos marrë në këtë asnjë përgjegjësi për premtimet elektorale që Beqaj i ka bërë dibranëve gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të vitit 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet me dije se Rama i rikthehet PS-së për zgjedhjet lokale të vitit 2019. Kryesocialisti pritet të nisë takimet në qarqe, ku ditën e nesërme do zhvillojë një takim me deputetët në Korçë dhe Elbasan.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?