FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Patozi: Bëni ç’të doni me presidentin, vetëm mos na e shisni si të rëndësishëm

Nga Astrit Patozi

Bëni ç’të doni me presidentin, vetëm mos na e shisni si të rëndësishëm

Bëni more ç’të doni me Presidentin e ardhshëm, vetëm mos na e shisni sikur kjo është një ngjarje politike, që ka vërtetë rëndësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sepse edhe sikur ta zbrisni nga qielli, apo edhe sikur të kapni të parin, që iu del përpara në rrugë, nuk është se ndryshon shumë si rezultat praktik për Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje edhe po ta lini pa president fare e njëjta gjë do të jetë, sepse siç u mësuam 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese, do bëjmë si do bëjmë edhe pa rrogëtarin më të paguar të shtetit, i cili punon në Presidencë.

Është gjithashtu e kotë të krahasosh ata që e kanë kryer detyrën e kreut të shtetit në këto 32 vjet, gjithmonë duke u përpjekur të gjesh më të keqin.

Sepse kjo nuk është thjesht çështje e cilësive dhe e dhuntive personale të ish krerëve të shtetit, pavarësisht se shumë prej tyre kanë qenë shumë kreativë për katandisjen e institucionit dhe raporteve të tij me të tërën.

Por është më shumë “meritë” e sistemit të kalbur kryetarokratik, ku asgjë tjetër nuk ka vlerë, përveç pushtetit të atij që bëhet kryeministër, me pjesën e luanit, dhe të atij tjetrit në opozitë, që pret radhën, duke u kënaqur ose jo me hisen e çakallit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?