Patozi: I dashur timonier, gjej një shteg të dalësh nga pylli

Fishkëllima e të rinjëve ndaj kryeministrit Edi Rama dje në Shkodër, për ish-deputetin e PD-së, Astrit Patozi nuk është as më pak e as më shumë sesa një thirrje ndaj Ramës për të gjetur një shteg për të dalë nga pylli.

Në një postim në rrjetin social facebook, Patozi me ironi e këshillon kreun e qeverisë Rama, duke i kujtuar edhe këngën që ministri Buashati interpretoi mbrëmë, që pranvera filloi me ardhë, dhe bylbyli nis me knu.

”Kur të fillojë ajo lloj muzike, mos u mundo kot t’u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli. Se i bie se ka nisur që për ty të këndohet ajo kënga, që kishte interpretuar mbrëmë jo keq Ditmir Bushati “Pranvera filloi me ardhë, dhe bylbyli nis me knu…”,-shkruan ish-deputeti Astrit Patozi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkoj ndjesë që e mora vesh me vonesë lajmin për fishkëllimat e djeshme në Pallatin e Sportit. Më falet, gjithësesi, dhe jam i justifikuar në një farë mënyre, se kam qenë i zënë me festimet e Ditës së Rinisë.

Por tani, që e pashë, një këshillë po ta jap. Kur të fillojë ajo lloj muzike, mos u mundo kot t’u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli.

Se i bie se ka nisur që për ty të këndohet ajo kënga, që kishte interpretuar mbrëmë jo keq Ditmir Bushati “Pranvera filloi me ardhë, dhe bylbyli nis me knu…”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?