FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Patozi ironizon qeverinë: Më lehtë importojmë Ministra nga Kosova sesa patate

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, nuk e ka kursyer ironinë lidhur me ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar.

Marr shkas nga fakti se dy Ministri jo pak të rëndësishme, ajo e Arsimit dhe e Punëve të Jashtme iu besuan dy shqiptarëve nga Kosova, Patozi thotë se Shqipëria e ka më lehtë të importojë Ministra sesa patate, sepse për të parët të paktën nuk paguhen taksa.

Patozi: “Më pyeti një mik se si më dukeshin ndryshimet e fundit ne qeveri. – Po çfarë të them unë?- iu përgjigja. Është fakt që për çështjen kombëtare kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara. Falë timonierit, tani nga Kosova është më e lehtë të importosh ministra, se sa të sjellësh në Shqipëri patate (kumpira i thonë në Kukës dhe Prizren).
Sepse për të parët, të paktën nuk na duhet të paguajmë taksa”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?