FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Patozi: Vetëm dy oligarkë ka në Shqipëri

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi në një intervistë në emisionin “Provokacja” në ABC News ka thënë se në Shqipëri, nuk ka shumë oligarkë siç thotë Basha, por ka vetëm dy.
“Shqipëria sot ka dy oligarkë. Njëri i madh dhe tjetri në hije. Oligarku i madh është kryeministri Edi Rama dhe oligarku i vogël është Lulzim Basha.

Oligarkia nuk zgjidhet me masa drastike. Ose duke u reformuar partitë ose me goditje nga jashtë”, u shpreh Patozi.

Më tej, ai u shpreh se sistemi në Shqipëri duhet tronditur, por Basha nuk ka për ta bërë kurrë këtë.
“Basha pret radhën dhe po pret mbas ferrës, por nuk do të vijë kurrë fitorja duke pritur. Sepse Lulzim Basha nuk bën betejë, por qëndron duke pritur”,- ka vazhduar ish-nënkryetari i Partisë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse Partinë Demokratike nën udhëheqjen e Bashës, Patozi e ka përshkruar me tri fjalë, të cilat ishin e dobët, e paaftë dhe kompromentuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?