FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: 11 tonë drogë në Vlorë i humbën Tahirit? Prandaj është nervoz…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka komentuar akuzat e sotme të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që bëri ndaj opozitës dhe mediave. Në një deklaratë për mediat, Ristani thotë se 11 tonë drogë të sekuestruara në Vlorë nga Prokuroria mund të kenë nervozuar Tahirin.

“Pse është kaq nervoz sot Saimir Tahiri? Pse gjen armiq kudo nga hedh sytë? Përvec opozitës, tani sulmon dhe median dhe Prokurorinë.  Cka ndodhur vallë?  Mos ka humbur shumë pikë në bursën e kanabisit?

Mos ka humbur 11 tonë drogë?  Mos vallë janë Habilajt e tij, pas kësaj ngarkese rekord të kapur nga Prokuroria e Krimeve të Renda?  A ka hallin se i ikën miliona euro ku ka hisën e vet, apo laku po ngushtohet dhe kostoja mund të jetë edhe më e madhe?

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimi vazhdon dhe kushedi cdo dalë në dritë. Gjithsesi armiqtë që sajon nuk e ndihmojnë të dali në breg”,- deklaron Arben Ristani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?