PD apelon vendimet e KAS, Kaso: Rama ka turp nga emrat e kandidatëve të PS

Partia Demokratike ka bërë me dije ditën e sotme se do të apelojë vendimet që dha KAS për fletën e votimit dhe logon e ‘Bindjes Demokratike’. Njoftohet se PD do të apelojë dy çështje kryesore teksa e para  lidhet me fletën e votimit ku kandidatët janë të listuar me numra dhe jo me emra, siç kërkoi PD-ja. Sipas përfaqësuesit ligjor të PD-së, Ivi Kaso, kryeministri Edi Rama ka turp nga emrat e kandidatëve të tij për deputetë dhe po i fsheh pas numrave.

“Ёshtё shumë e qartë se çfarë ёshtё duke bёrё Rama. Ai i sheh sondazhet e vërteta saktësisht si ne, ai sheh qytetarёt që duan ndryshimin, ai e kupton se do të humbasë.

Është shume e qarte qe ai po përpiqet te manipuloje me çështjen e logos. Ligji është i qarte per çështjen e logos Vendimi i sotëm është ne shkelje te ligjit. Ata po përpiqen te ngatërrojnë qytetaret shqiptare me këto lojëra te pista. Shiheni logon- dhe do ta kuptoni qarte se çfarë po përpiqen te bëjnë. Ne do ta apelojmë vendimin e sotëm.”- tha Kaso.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë ndër të tjera  Kaso theksoi se do të apelojnë edhe çështjen që lidhet me logon e “Bindjes Demokratike”, e cila ngjason me atë të PD-së. KAS vendosi ristilizimin e logos së partisë Astrit Patozi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çështja e dyte i përket vendosjes se emrave ne fletën e votimit. Rama është i turpëruar nga lista e kandidateve të tij, ndaj po përpiqet ti fshehe ata. Ai nuk do qe njerëzit te shohin se për ke po votojne. I bej thirrje deputeteve te PS të kenë kujdes sepse Kryetari i tyre po përpiqet ti fshehe nga publiku sepse i turpëruar nga ta.

Edi Rama e di që ne kurrë nuk do të biem dakord për zgjedhje të padrejta, siç ai po përpiqet të tërheqë tani me truket e tij të pista.

Ajo që ai bën është përpjekja pёr të vonuar zgjedhjet me lodrat e tij të pista.

Shqiptarët e dinë këtë dhe tashmë ata janë ngopur me manovrat dhe marifet e tij të ndyra. Kjo nuk do ta ndihmojë atë.

Unë i bëj thirrje Kolegjit Zgjedhor për të bindur sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të hedhur poshtë mashtrimet e ndyra tё Ramës dhe për të lejuar zgjedhje demokratike në Shqipëri në 25 Prill.

Për 8 vjet Rama shkatërroi jetët e shqiptarëve, infrastrukturën, tani ai po përpiqet të shkatërrojë demokracinë tonë. Kjo ёshtë një luftë që Shqipëria të mbetet demokraci dhe ne do të fitojmë”, përfundoi Kaso.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?