PD: Basha nuk firmosi për Klement Balilin. PS do të largojë vëmendjen nga Tahiri

Partia Demokratike ka reaguar sot për deklaratat e deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taluant Balla. Në Kuvend, Balla deklaroi sot se Lulzim Basha gjatë kohës ishte PD në pushtet ka firmosur disa kontratat për Klement Balilin, personin e kërkuar nga drejtësia për trafik droge.

Deklarata e plotë e PD:

“Partia Demokratike përgënjeshtron si plotësisht të pavërtetë deklaratën e Taulant Ballës se Lulzim Basha firmosi dhënien e Kampit të Punëtorëve Sarandë në pronësi të Kelment Balilit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Ky është një fabrikim mjeran i Edi Ramës, që po bën gjithçka për të larguar vëmendjen nga nisja e hetimeve për Saimir Tahirin nga Prokuroria e Katanias, Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama fabrikon lajme të rreme për kreun e pozitës, sepse e di që nuk ka kryeprokuror të përkohshëm dhe të përhershëm që ta shpëtojë atë dhe Saimir Tahirin nga hetimi i Antimafias Italiane.

Faktin se deklarata e Ballës është e rreme e vuri në dukje edhe Kryetari i grupit parlamentar Edmond Spaho.

Ai tha në Kuvend se “Edi Rama nuk mund ta fshehë se Balili u emërua drejtor i rëndësishëm në Sarandë nga qeveria e tij, se u fuqizua si pjesë e krimit të organizuar gjatë qeverisë së tij, se u njoh si Eskobar i Ballkanit gjatë qeverisjes së tij dhe se vazhdon të jetë i lirë, pavaresisht së ndaj Balilit ka urdhër arresti ndërkombëtar”!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?