PD: Bushati po bën lojëra fjalësh këtu, do thërrasim Presidentin në seancë dëgjimore

Partia Demokratike duke marrë shkas nga deklaratat e ministrit Ditmir Bushati lidhur me procesin e ndjekur nga qeveria lidhur me negociatat që po zhvillohen me Greqinë për çështjen e detit, kërkon seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës.

Kërkesa u paralajmërua nga anëtari i PD-së në Komisionin për Politikën e Jashtme, Tritan Shehu, i cili akuzoi ministrin Bushati se po bën lojra fjalësh në dëm të interesave kombëtare të Shqipërisë.

“Unë nuk mund të mos ta nis fjalën time duke ju tërhequr vëmendjen për shkelje të rëndë të etikës që ju treguat gjatë fjalës tuaj ndaj anëtarëve të komisionit, ndaj Presidentit të Republikës duke përdorur terma të papajtueshme ndaj këtyre institucioneve thelbësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke marrë shkas nga kjo gjë unë do të bëj kërkesën në emër të deputetëve të opozitës që pas kësaj mbledhje në një ditë të përshtatshme të organizojmë një mbledhje të dytë dhe të thërrasim këtu për një seancë dëgjimore Presidentin e Repulikës. Ne do ta praqesim edhe me shkrim këtë kërkesë dhe kërkojmë që këtu të vijë edhe presidenti i republikës. U bënë shumë lojëra fajlësh mbi të, shumë akuza mbi të, ato probleme zoti ministër ti zgjidhi me presidentin. Ne nuk na intereson sa herë ka shkuar ministri në Presidencë”- u shpreh Tritan Shehu.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?