PD dhe LSI kundër sjelljes së ministrit të jashtëm

Deputetët e LSI-së në Komisionin e Integrimit kanë ndarë të njëjtin shqetësim me kolegët e tyre demokratë lidhur me paraqitjen “rrugaçërore” sipas tyre, të ministrit Ditmir Bushati, thirrur në dëgjesë.

Ata kërkojnë marrjen e masës disiplinore ndaj Bushatit. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri përdori epitet fyer ndaj drejtuesit të komisionit, Genc Pollo, duke e quajtur “Salikuq”.

Swiss Digital Mobile Reklama

DEKLARATË

Ne, anëtarët e Komisionit të Integrimit Europian, tëskandalizuar nga sjellja dhe gjuha rrugaçërore e zotit DitmirBushati, Ministër për EPJ gjatë dëgjesës së tij  para Komisionit, sot, e martë, 17 tetor  2017, shprehemi si me poshte vijon:

Pas një fjalimi tërësisht të politizuar dhe në mënyrë tëpaprovokuar, Bushati në mungesë të argumentave dhe sipasojë e dështimit të axhendës integruese, në mbrojtje tëvetvetes zgjodhi të ofendojë personalisht kryetarin e komisionit, z.Genc Pollo, dhe vijoi të përgojonte dhe deputetëtë tjerë të opozitës .

Ne, anëtarët e Komisioinit për Integrimin Europian, e dënojmë këtë akt  jo vetëm si shprehje të sjelljes personale,por edhe institucionale të Ditmir Bushatit.

Ky akt është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Ne, anëtarët e Komisionit refuzojmë të pranojmë nga Bushati apoçdo person tjetër i thirrur në dëgjesë, përfshi  dhe anëtarët e qeverisë një sjellje të tillë, e cila  nuk do të tolerohet më nëKomisionin tonë.

Ne do ndjekim procedurat e Rregullores së Kuvendit qëtë merret masë disiplinore ndaj deputetit Bushati.

Kejdi Mehmetaj

Aldo Bumçi

Grida Duma

Vangjel Dule

Jorida Tabaku

Viktor Tushaj

Genc Pollo

/gazeta express

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?