FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD-ja hedh hapin e fundit: kërkon dorëheqjen e Ruçit

Partia Demokratike ka kërkuar ditën e sotme dorëheqjen e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Kërkesa është bërë nga kreu i grupit parlamentar Edmond Spaho, në mbledhjen e Burosë së Kuvendit, e para pas seancës së 18 dhjetorit ku u zgjodh kryeprokurorja e Përkohshme..

Sipas tij, ‘më 18 Dhjetor u krye puç kushtetues, i urdhëruar nga Edi Rama, por i zbatuar nga Ruçi’.

‘Kryeprokurori duhej te zgjidhej me 3/5, i propozuar nga KLP dhe me vetting. U emërua me 69 vota, nga PS dhe pa vetting’, ka thënë kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Qëllimi i emerimit antikushtetues i Kryeprokurorit për të mbrojtur Saimir Tahirin nga akuza e trafikut ndërkombetar të drogës, Vangjush Dakon nga përgjimet e shërbimeve të huaja  për blerjen e votës nga kriminelet në këmbim të tenderave, Qazim Sejdinin për lidhjet me krimin e organizuat, pastrimin e parave dhe blerjen e zgjedhjeve’, ka thënë Spaho në mbledhjen e byrosë së Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Dorëheqja e Ruçit është hapi i parë i kthimit të normalitetit në parlament’, është shprehur Edmond Spaho gjatë mbledhjes së Byrosë së Kuvendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?