PD-LSI dërgon kallzimin për seancën e ligjit të oligarkëve te Krimet e Rënda

Një padi e rrallë penale është dorëzuar nga opozita kundër Kuvendit të Shqipërisë dhe gjithë deputetëve të Partisë Socialiste.

Dokumenti i padisë së hartuar nga PD dhe LSI pasi është depozituar tre ditë më parë në Prokurorinë e Përgjithshme, sot i është dorëzuar kryeprokurores së Krimeve të Rënda Donika Prela nga kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Padia

Swiss Digital Mobile Reklama

Padia ka për bazë shpërdorimin e detyrës nga Kuvendi dhe zyrtarët e tij, lidhur me miratimin e ligjit për faljen e taksave ndaj bizneseve të mëdha. Në prokurori janë paditur të gjithë deputetët e PS-së dhe funksionarët e Kuvendit të Shqipërisë që kanë shkelur Kushtetutën në lidhje me dekretin e presidenti të Shqipërisë, Ilir Meta. “Erion Braçe, Taulant Balla, Arben Ahmetaj, Ervin Bushati, Edi Rama, Gramoz Rucci Genc Gjonçaj, etj. Ushtruan presion dhe shantazhuan administratën dhe deputetwt e tjerw”- thuhet në padi. Kreu i shtetit rrëzoi ligjin që falte taksat për kompanitë e mëdha duke e cilësuar atë si anti-kushtetues. Sipas ligjit, rrëzimi i një ligji nga kreu i shtetit duhet të shqyrtohet me procedurë të qartë parlamentare në Komisionin e Ekonomisë. Gjithashtu, përfaqësues të Presidencës duhet të paraqiteshin në komisione për të dhënë argumentet se përse ligji ishte antikushtetues. Por ndryshe nga sa ka ndodhur 28 vite me dekretet e Presidentit, mazhoranca e PS votoi brenda  8 orëve rrëzimin e dekretit të kreut të shtetit si dhe miratimin e ligjit ekzistues që u fal taksat kompanive të mëdha në vend. Ligji në fjalë është hartuar për një grup të vogël biznesmenësh dhe përveç se u përgjysmon taksat për fitimin në të ardhmen, përcakton se këta biznese duhet të marrin dhe taksat që kanë derdhur në buxhet gjatë viteve të kaluara. Për këto dhe arsye të tjera, Presidenti kërkoi mos miratimin e tij duke e cilësuar si një ligj diskriminues për bizneset e ndershme. Por mazhoranca, me një vendim të paprecedentë duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, e miratoi ligjin brenda pak orëve.

Kërkesë padia e PD-së dhe LSI-së

E nderuar znj. Prokurore e Përgjithshme,

Të nderuara znj. Drejtuese të Prokurorisë,

Subjektet Politike, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) dhe Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), janë parti parlamentare të krijuara sipas ligjit, të cilat në statutin dhe programin e tyre midis të tjerash kanë si mision mbrojtjen e interesave kombëtare, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, mbrojtjen e rendit kushtetues dhe shtetit të së drejtës, respektimin e të Drejtës Ndërkombëtare të detyrueshme për RSH.

Në përmbushje të këtij misioni, LSI dhe PD në mënyrë të vazhdueshme kanë shprehur dhe denoncuar publikisht fenomene të natyrave të ndryshme, të cilat janë shfaqur gjatë ushtrimit të funksionit publik, nga anëtarët e Këshillit të Ministrave, apo anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë. Në mënyrë permanente LSI dhe PD, kanë paraqitur pranë organit të Prokurorisë kallëzime penale për funksionarë të ndryshëm, që kanë keqpërdorur funksionin që ata ushtrojnë me qëllim përfitime të natyrave të ndryshme politike apo financiare.

Në realizim të funksionit të përfaqësimit të popullit në Kuvendin e Shqipërisë, grupi parlamentar i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike gjatë javës së kaluar gjatë zhvillimit të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë, kanë konstatuar shkelje të rënda të Kushtetutës, dhe të Rregullores së Kuvendit, të cilat në vlerësimin tonë përveç përgjegjësisë morale përballë popullit dhe administrative, përmbajnë elementë të veprave penale të Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe Shpërdorimit të Detyrës, parashikuar nga neni 245/1 dhe neni 248 i Kodit Penzil.

Konkretisht, në seancën e datës 03 dhjetor 2018, Kuvendi i Shqipërisë rezulton të ketë miratuar ligjin nr. 94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438. datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”. Ky ligj i është përcjellë për shpallje Presidentit të Republikës, i cili rezulton ta ketë shqyrtuar atë me Dekretin nr. 11015, datë 20.12.2018 duke vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, me qëllim rishikimin e këtij ligji dhe konkretisht të neneve 9 dhe 11 të tij, pasi në thelb ata shfaqnin problematikë të theksuar antikushtetutshmërie, si dhe krijonin një shkallë të rëndë të trajtimit të pabarabartë të shtresave të ndryshme të shoqërisë dhe biznesit në vend.

Dekreti i Presidentit të Republikës, është shpallur dhe është bërë publik në mjetet e informimit publik në orën 10.00 të ditës së Enjte 20 dhjetor 2018, dhe ndërkohë është administruar në zyrën e protokollit të Kuvendit të Shqipërisë, rreth intervalit kohor 12.00- 12:30 të po kësaj date 20.12.2018.

Në datën 20 dhjetor 2018. ishte planifikuar zhvillimi i seancës plenare, për në orën 10.00, seancë kjo për të cilën Rendi i Ditës ishte përcaktuar dy ditë më parë sipas Urdhërit të Kryetarit të Kuvendit nr. 43, datë 18.12.2018. Kjo seancë ka nisur në orën 10.00, dhe më pas për shkaqe që janë publike, është ndërprerë për të rifilluar në orën 18.00.

Por pa u kuptuar dhe pa kaluar procedurën normale në seancën plenare të datës 20 Dhjetor 2018, Kuvendi i Shqipërisë, në kundërshtim flagrant me Rregulloren e Kuvendit, ka vendosur rrëzimin e Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11015, datë 20.12.2018 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438. datë 28.12.1998. “Për tatimin mbi te ardhurat”, të ndryshuar”.

Deputetët e Grupit Parlamentar të LSI dhe të Partisë Demokratike, nuk kanë arritur as të informohen mbi mënyrën se si Dekreti i Presidentit nr. 11015, datë 20.12.2018, i cili ka mbërritur në Kuvend në mesditën e datës 20.12.2018, është përfshirë për t’u shqyrtuar në Rendin e Ditës të po të njëjtës datë 20 dhjetor 2018, duke kaluar edhe filtrin dhe shqyrtimin nga Komisioni Përgjegjës për Ekonominë dhe Financat.

Shqyrtimi dhe rrëzimi i Dekretit të Presidentit pa kaluar as 12 orë nga miratimi dhe administrimi i këtij akti në Kuvend, është rasti i vetëm dhe i paprecedentë në të gjithë historinë e parlamentarizmit në 28 vite demokraci në Shqipëri. Nuk ka ndodhur asnjëherë që Dekreti i Kreut të Shtetit, as të mos studiohet për sa i takon arsyes së kthimit të tij.

Megjithëse deklarime të tilla, ju si organ i ndjekjes penale mund t’i konsideroni si deklarata politike, vlen të përmendim se ky akt i mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë është një veprim i pashembullt paligjshmërie dhe arrogance, që tregon degradimin e Kuvendit të Shqipërisë, deri në atë nivel, sa pamundëson bashkëjetesën parlamentare, e cila në vetvete është vepra më e rëndë penale që mund të konsumojë deputeti gjatë ushtrimit të mandatit të përfaqësimit që i ka dhënë populli.

Po përpos sa më sipër, veprimet dhe mosveprimet që kanë bërë të mundur futjen për shqyrtim në Seancën Plenare të datës 20.12.2018 të Dekretit të Presidentit, paraqesin në vetvete shkelje të rënda me dashje direkte të Rregullores së Kuvendit me synim realizimin e qëllimit kriminal, përfshirjen në rendin e ditës, diskutimit, dhe rrëzimin e aktit të Kreut të Shtetit që po frenonte një paligjshmëri të madhe, tashmë të kryer nëpërmjet mekanizmit ligjor.

Konkretisht,

Dekreti i Presidentit të Republikës i datës 20 Dhjetor 2018, nuk mund të miratohej në seancën plenare të po të njëjtës ditë, për shkak se Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, e ndalon këtë.

Duke përfshirë për diskutim dhe miratim Dekretin e Presidentit nr. 11015, datë 20.12.2018. në seancën plenare të datës 20 Dhjetor 2018, mazhoranca parlamentare i ka mohuar të drejtën kushtetuese deputetëve të opozitës, që të njihen me Dekretin e Presidentit të Republikës dhe përmbajtjen e arsyetimit që e shoqëron atë.

E drejta e deputetëve të opozitës, për t’u njohur paraprakisht me çështjet që shqyrtohen apo votohen nga Kuvendi, garantohet nga Rregullorja e Kuvendit. Pikërisht shkelja e konsumuar e ka sjellë këtë pasojë negative ndaj deputetëve të opozitës, pasi edhe sikur të ishim në kushtet që do të njoftoheshin, sërish studimi dhe shqyrtimi nuk mund te realizohej brenda së njëjtës ditë.

Sipas pikës 7, të nenit 26 të Rregullores së Kuvendit, dekretet e Presidentit të Republikës për rishqyrtim të ligjeve futen automatikisht në Programin e Punës dhe Kalendarin e Punimeve të Kuvendit.

Për pasojë, Kryetari i Kuvendit, menjëherë pasi të jetë njohur me Dekretin e Presidentit, duhet të urdhërojë përfshirjen e tij në Programin e Punës së Kuvendit. Ky fakt nuk ka ndodhur, për shkak se Kryetari i Kuvendit, ka qenë në drejtim të seancës plenare në kohën kur ka mbërritur Dekreti i Presidentit të Republikës, dhe nuk ka pasur asnjë njoftim për përfshirjen e tij në Programin e Punës.

Nga ana tjetër, sipas nenit 29 të Rregullores së Kuvendit, që një çështje të shqyrtohet nga Komisioni përgjegjës, duhet që çështja të jetë e përfshirë në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit. Pra, pa u përfshirë me Urdhër të Kryetarit të Kuvendit në kalendarin e Punimeve, nuk mundet që një çështje të përfshihet në rendin e ditës, qoftë të një Komisioni të Përhershëm apo të vetë Seancës Plenare të Kuvendit.

Rezulton se shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nuk është përfshirë në ndonjë Kalendar Punimesh të Kuvendit të Shqipërisë.

As Kuvendi dhe as Komisionet parlamentare nuk mund të diskutojnë dhe të vendosin për çështje që nuk janë në rendin e ditës.

Sipas nenit 31 të Rregullores së Kuvendit, për të diskutuar ose vendosur në seancë plenare për çështje që nuk janë në rendin e ditës, duhet që Kuvendi të marrë Vendim me jo më pak se tre të pestat e deputetëve të pranishëm. Në këtë rast, propozimet vendosje të çështjeve të tjera në rend të ditës duhet të paraqiten me shkrim nga një kryetar grupi parlamentar vetëm para fillimit të seancës, para fillimit të diskutimit të një pike të rendit të ditës ose kur është pezulluar diskutimi.

Mirëpo, as përpara fillimit të seancës plenare, as përpara fillimit të diskutimit të një pike të rendit të ditës dhe as kur diskutimet kanë qenë të pezulluara, seanca plenare nuk është njoftuar dhe nuk ka vendosur për të diskutuar për Dekretin e Presidentit të Republikës. Kuvendi nuk mund të vendoste për këtë çështje, për shkak se Dekreti nuk ishte shqyrtuar nga Komisioni përgjegjës.

Që Dekreti të shqyrtohet nga Komisioni pergjegjës, duhet të respektohen dy kërkesa procedurale, të parashikuara nga Rregullorja e Kuvendit.

Sipas pikës 3, të nenit 31 të Rregullores së Kuvendit, duhet që të ketë vendim të Kuvendit që Komisioni i përhershëm i Ekonomisë dhe Financave të përfshijë në rend dite një çështje, dhe në çdo rast kjo duhet të jetë në përputhje me programin e punës dhe me Kalendarin c punimeve të Kuvendit.

Në këtë rast, nuk ka asnjë vendim të Kuvendit që të ketë vendosur që komisioni përgjegjës të mblidhet me rend dite shqyrtimin e Dekretit te Presidentit, edhe për shkak se ky i fundit nuk ishte përfshirë as në Programin e Punës dhe as në Kalendarin c Punës së Kuvendit.

Nga ana tjetër, sipas pikës 3, të nenit 32 të Rregullores së Kuvendit, Komisionet e përhershme nuk mund të mblidhen gjatë kohës kur Kuvendi zhvillon punimet në seancë plenare, përveçse me miratimin e Kryetarit të Kuvendit.

Gjatë seancës plenare nuk është njoftuar se ka pasur ndonjë kërkesë dhe ndonjë miratim nga Kryetari i Kuvendit, që Komisioni përgjegjës për ekonominë, të mblidhej gjatë të seancës plenare.

Duke vepruar në këtë mënyrë, duke shkelur Rregulloren e Kuvendit, është arritur që në mënyrë të fshehtë, të përfshihet në seancën plenare shqyrtimin nga Kuvendi të Dekretit të Presidentit të Republikës, duke minuar bashkëjetesën normale të të gjitha grupimeve politike në Kuvend.

Pra, opozitës i është mohuar e drejta e saj kushtetuese për t’u njohur me çështjet që shqyrtohen e miratohen në Kuvend, sipas rregullave dhe afateve të përcaktuara nga Rregullorja e Kuvendit. Nëpërmjet këtyre veprimeve antikushtetuese dhe në kundërshtim me rregulloren, është tentuar që asgjësohet de-facto roli i opozitës në Parlament, që është jetik për funksionimin demokratik të shtetit shqiptar, por njëkohësisht me qëllimin që të delegjitimohet dhe vendimmarrja e institucionit Kushtetues, Presidentit të Republikës, i cili për momentin është i vetmi institucion që mundet të frenojë vendimmarrjen antikushtetuese të Kuvendit.

Në këto kushte, është e natyrshme që futja në rendin e ditës dhe shqyrtimit brenda 12 orëve të së njëjtës ditë të Dekretit të Presidentit nr. 11015, datë 20.12.2018, nuk u realizua vetiu, por nëpërmjet veprimeve të paligjshme që mund dhe kanë realizuar funksionarë të ndryshëm brenda Kuvendit, duke ushtruar presion ndaj punonjësve të administratës dhe shërbimeve në Kuvend, me qëllim përfshirjen dhe relatimin për të realizuar këtë shkelje. Personat më aktivë në këtë çështje, ndaj të cilëve ekziston dyshimi më i madh janë: Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave z. Erion Braçe, Kryetari i Grupit Parlamentar z. Taulant Balla, Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Arben Ahmetaj, Deputeti z. Ervin Bushati, Kryeministri z. Edi Rama. Kryetari i Kuvendit, anëtarë të tjerë të Komisionit të Ekonomisë, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit z. Genc Gjonçaj, etj.

Normalisht përveçse është ushtruar presion ndaj administratës dhe është urdhëruar shkelja e ligjit, nga administrata e Kuvendit dhe nga vetë anëtarët e Komisionit, për më tepër, veprimet dinamike urgjente dhe kanë sjellë edhe veprime të tjera që lidhen drejtpërdrejtë me Shpërdorimin e Detyrës, qoftë nga administrata, por dhe nga vetë anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë, të cilët dikush nga presioni dhe dikush me dashje direkte, kanë shkelur ligjin (Rregulloren), duke bërë të mundur përfshirjen për shqyrtim të Dekretit të Presidentit nr. 11015, dt 20.12.2018, për shqyrtimin brenda seancës që zhvillohej ndërkohë, në të njëjtën ditë.

Për sa i takon vendimmarrjes së Kuvendit, që ka rrëzuar Dekretin dhe nuk e ka miratuar atë, kjo nuk është objekt hetimi nga ana juaj, pasi ai është vullnet politik dhe e drejtë kushtetuese e Kuvendit, koston e së cilës mazhoranca e mban përballë shqiptarëve, por mënyra se si u përfshi për t’u shqyrtuar duhet të hetohet me patjetër, pasi në rast se Ju nuk hetoni dhe dërgoni përpara përgjegjësisë penale gjithë shkelësit, do të legjitimojë një herë e mirë këtë precedent të rrezikshëm antikushtetutshmërie.

Ligji është i barabartë për të gjithë dhe cilido duhet të përgjigjet përpara tij, në mënyrë të njëjtë, pa dallim nëse ai është deputet, kryeministër, apo kushdo qoftë.

Objekt i kësaj vepre penale janë marrëdhëniet juridike të vendosura me ligj ose me akte nënligjore, të cilat sigurojnë veprimtarinë e rregullt e normale të aparatit shtetëror, institucioneve publike, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshme të shtetasve dhe të shtetit. Në këtë rast, personat përgjegjës kanë shkelur detyrimet c parashikuara nga Rregullorja e Kuvendit. Nga ana objektive vepra penale është kryer nëpërmjet veprimeve aktive të kundërligjshme, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, dhe që ka sjellë si pasojë dëmtimin e interesave të ligjshme të shtetit, shtetasve dhe deputetëve të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Për pasojë. subjekti i veprës penale, është subjekt i posaçëm, të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre, arritën t’i imponojnë Kuvendit të Shqipërisë shqyrtimin dhe votimin e Dekretit, në shkelje të procedurave të detyrueshme të parashikuar nga Rregullorja e Kuvendit. Nga ana subjektive vepra penale është kryer me dashje direkte dhe në bashkëpunim.

Për këtë arsye. kërkojmë nisjen e hetimeve nga ana juaj, duke kryer veprimet hetimore të nevojshme:

– Regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj personave të përmendur në kallëzim, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, dhe “Shpërdorimit të detyrës”. parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme për sqarimin më të saktë e më të plotë të rrethanave të parashtruara më sipër, si dhe të procedurave të negocimit të kësaj marrëveshje.

– Sekuestrimin e praktikës Parlamentare;

– Marrjen në pyetje të të gjithë personave që kanë dijeni mbi çështjen, që nga zyra e Protokollit, deri tek Kryetari i Kuvendit, Drejtorët, Sekretarët e Përgjithshëm, anëtarët dhe Kryetarin e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Kryetarin c Kuvendit, me qëllim zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen nën përgjegjësi penale të gjithë personat që kanë konsumuar veprat penale të kallëzuara, apo vepra tjera që mund të evidentohen nga ana juaj.

dhe të fshehë fakte dhe të dhënat, e vërteta duhet zbuluar, për të sqaruar një herë e mirë se cilët janë ata njerëz që janë vërtetë menaxherë të mirë publik, dhe në funksion të shoqërisë shqiptare, dhe cilët janë ata që sundojnë nëpërmjet ligjit, në favor të një pjese të shoqërisë. Këta të fundit, duhet të dërgohen para gjykatës si të akuzuar.

Shprehim besimin se ju si organ hetimor do të jeni në këto momente në lartësinë e funksionit kushtetues që ju mbani, dhe të ndërmerrni të gjitha veprimet që ju ngarkon ligji për mbrojtjen e interesave të RSH.

Mbetemi në pritje të informimit nga ana juaj përsa parashtrojmë në këtë kallëzim.

NË EMËR TË OPOZITËS PARLAMENTARE:

Grupi Parlamentar i PD-së, Kryetari Edmond Spaho

Grupi Parlamentar i LSI-së, Kryetari Petrit Vasili

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?